Tuhel pas barazimit me Liverpulin: Reaguam shkëlqyeshëm pas golave të pranuar

Londër, 3 janar 2022 (MIA) – Trajneri i Çellsit, Tomas Tuhel, pas rezultatit 2:2 me Liverpulin në xhiron e 21-të të Premier Ligës, theksoi se ekipi shkëlqyeshëm ka reaguar pas golave të pranuar.

“Shkëlqyeshëm reaguam pas golave të pranuar, por kjo nuk është gjëja e vetme pozitive. Ndeshjen e filluam shumë fuqishëm, ndërsa këtë edhe më shumë e rëndoi pranimi i rezultatit 0:2 deri në mes së pjesës së parë. Kishim ndjenjën se duhej të fitonim me dy gola dallim. Ishim dënuar për dy-tre gabime serioze. Me dy gola negativ mundeshim të dorëzoheshim dhe të pranonim se sot thjeshtë nuk është dita jonë, por lojtarët e mi nuk e lejuan këtë dhe arritën të ktheheshin në lojë me karakter të jashtëzakonshëm. Ajo ishte ndeshje e madhe kundër rivalit kryesor, e mbushur me energji dhe performanca të shkëlqyeshme individuale”, theksoi Tuhel.

Pas xhiros së 21-të në Kampionatin e Futbollit Anglez, Çellsi është i dyti në tabelë me 43 pikë, Liverpuli i treti me 42 pikë dhe një ndeshje më pak. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail