Venger për Mbape: Thashë se mund të jetë Peleja i ardhshëm që kur ishte 17 vjeç

Paris, 20 janar 2022 (MIA) – Ish-menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger foli për lojërat e sulmuesit të Pari Sen-Zhermenit, Kilian Mbape.

“Më kujtohet që kur ishte 17 vjeç, thashë se ai mund të jetë Peleja i ardhshëm. Braziliani tre herë e fitoi kampionatin botëror? Pra, Mbape le ta fitojë të dytin, pa të shohim. Ka lehtësi, inteligjencë, shprehje, karizmë… Shumë shpejt arriti lartësira të mëdha. A ishte vera e vështirë për Mbapen? Shumë e vështirë, ndërkaq që ai u bë akoma më i fuqishëm. Fillimisht duhet të përballet me kritike. Pyetja e vetme ishte si do të reagonte nëse karriera e tij prej meteori çrregullohet nga skepticizmi. Dhe mendoj se reagoi shumë mirë. Më pëlqen që tani shënon gola në ndeshje të rëndësive të ndryshme. Në Kupën e Francës, për shembull. I vendosë vetes qëllime në çdo ndeshje. Jam i lumtur me përparimin e tij”, deklaroi Venger për “La Parisien”.

Njëzet e trevjeçari Mbape është një nga futbollistët më të mirë në botë. Karrierën e filloi në vitin 2015 në ekipin e dytë të Monakos, së shpejti më pas mori rikomandim në ekipin e parë. Prej vitit 2017 luan për Pari Sen-Zhermen. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail