Federer: Në të ardhmen disa lojtarë do të fitojnë pes apo më shumë sleme



Londër, 27 shtator 2022 (MIA) – Kampioni i njëzetfishtë i gren slemeve, Roxher Federer beson se në të ardhmen ndonjë tenist do të mund ta përsërisë apo përmirësojë arritjen e tij në turnetë e mëdha.

“Tani terrenet janë më të ngadalta. Tempoja në salla nuk është e njejtë si më parë. Atëherë topi kundërshtohej me shpejtësi të rrufeshme – si nga druri. Prandaj, besoj se në të ardhmen shumë më shumë tenistë do të fitojnë pesë apo më shumë Gren sleme. Jam i sigurt se do të ketë tenistë me mbi 20 tituj Gren slem në disa vitet e ardhshme. Por, nuk dëshiroj të veçoj dikë konkretisht”, e citon Federerin Tenis Mejxhors.

Federer këtë fundjavë në Kupën Lejver e luajti meçin e tij të fundit në karrierën e pasur dhe është një prej tre (së bashku me Novak Gjokoviq dhe Rafael Nadall) tenistëve më të mirë në botë në 15 vitet e fundit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail