Francezët nuk besojnë se Benzema do të jetë gati për ndeshjen e parë të KP 2022 kundër Australisë



Paris, 7 nëntor 2022 (MIA) – Në kampin e kombëtares franceze ka dyshime se Karim Benzema do të luajë në ndeshjen e parë të Botërorit 2022.

Sipas “Get French Football News”, duke cituar burimet e veta, stafi stërvitor i kombëtares franceze nuk beson se sulmuesi i Real Madridit do të jetë gati të luajë kundër Australisë në ndeshjen hapëse të Botërorit nëse përfshihet në përzgjedhja e ekipit kombëtar për turneun.

Franca do të luajë ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës 2022 më 22 nëntor.

Benzema ka munguar në gjashtë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Real Madridit për shkak të problemeve me muskujt.

34-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë një asist në 12 paraqitje për Madridin në të gjitha garat këtë sezon.

Kujtojmë se mesfushorët Paul Pogba (Juventus) dhe N'Golo Kante (Chelsea) definitivisht nuk do të luajnë me kombëtaren franceze në Botërorin e Katarit për shkak të lëndimeve.

E diskutueshme është edhe pjesëmarrja në turne e mbrojtësit të Manchester United, Raphael Varane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail