Messi: Topin e artë e ndërron me botëror

Argjentinë, 10 janar 2013 (MIA) - Ylli i Barcelonës dhe i Argjentinës, Lionel Messi e pranon se do ta shkëmbente Topin e Artë me titullin e Botërorit me vendin e tij. Sulmuesi i Barcelonës ka fituar gjithçka me ekipin katalunas, por ajo që i mungon më së shumti është Botërori, të cilin nuk e ka fituar asnjëherë.

Dhe objektiv primar i tij është ky eveniment i çmuar, pas kritikave që mori për paraqitjet e tij me "Albiceleste" dhe mungesën e trofeve me ekipin jug-amerikan.Lionel Messi do të ishte i gatshëm ta shkëmbente Topin e Artë, që e fitoi së fundmi, me një Botëror me Argjentinën. Ylli i Barcelonës thotë se do të bëjë ç’është e mundur për ta fituar trofeun më të rëndësishëm me ekipin kombëtar, i cili është trofeu i vetëm që mungon në vitrinën e tij.

"Ta fitoj Botërorin është ajo që më mungon. E vërteta është se do ta shkëmbeja Topin e Artë me Botëror, gjithmonë jam ndier kështu. Asgjë nuk krahasohet me të qenit kampion i botës. Dua të arrij suksese me Barcelonën dhe vendin tim, për të cilën gjithmonë e kam thënë se është ëndërr imja".

Messi e mbylli vitin që shkoi me një statistikë mbresëlënëse prej 91 golash, të cilat ia mundësuan ta fitojë për të katërtën herë trofeun e çmuar individual, edhe pse në aspektin ekipor nuk fitoi diçka të rëndësishme.

Me Barçën, ai e kishte fituar La Ligan, Copa del Reyn, Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e klubeve, të cilave ua shtoi edhe Topin e Artë. Për dallim prej viteve të kaluara, më 2012 pati paraqitje të mira edhe me Argjentinën, me të cilën realizoi plot 12 gola në kualifikimet për Botërorin 2012, duke e barazuar rekordin e bashkëkombësit Gabriel Batistuta në një palë kualifikime.

Ai deklaroi se së bashku me shokë po punojnë fort që ta japin më të mirën për Argjentinën dhe t’u japin gëzim bashkëkombësve. Sipas tij, sot Argjentina është e bashkuar dhe kjo e bën këtë vend më të fortë. Ai insiston se ekipi nga Amerika e Jugut duhet të vazhdojë të përmirësohet, nëse dëshiron të arrijë diçka.

Messi ndihet mirë që shumë njerëz flasin mirë për të dhe premton se do të punojë fort që të përmirësohet edhe më shumë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail