FIFA i lejon Kosovës ndeshjet miqësore

Prishtinë, 14 janar 2014 (MIA) - FIFA ka marrë vendimin për të lejuar përfaqësuesen e Kosovës të zhvillojë miqësore ndërkombëtare, transmeton gazeta sportive franceze L’Equipe, teksa mungon konfirmimi zyrtar nga FIFA.

Është L’Equipe që raporton se FIFA ka marrë vendimin për të thyer izolimin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

Komisioni i FIFA-s, siç transmeton Telegrafi, ka aprovuar kërkesën e FFK-së, pas dy takimeve të krerëve të futbollit kosovar dhe të Federatës Serbe me presidentin e FIFA-s, Sepp Blater.

Si do që të jetë, Kosova nuk do të ketë të drejtën për të përdorur simbolet shtetërore e as të këndojë himnin shtetëror para ndeshjeve, teksa e ka të ndaluar po ashtu për një afat të pacaktuar zhvillimin e ndeshjeve me kombëtaret e ish-Jugosllavisë, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, thotë se nuk është në dijeni për një vendim të tillë. Ai ka thënë për Klan Kosova se pritet që FIFA me një komunikatë zyrtare gjatë ditës të sqarojë vendimin e marrë.

Një gjë është e sigurtë, për futbollin e Kosovës ka filluar të dalë drita, në fund të tunelit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail