Clarence Seedorf: Po do të jem trajner i Milanit

Milano, 14 janar 2014 (MIA) - Rossonerët e shkarkuan Massimiliano Allegrin dje pas rezultateve të dobëta, ndërsa vendin e tij e zë holandezi 37-vjeçar, i cili ka luajtur dhjetë vite me fanellën kuqezi.

Seedorf është pensionuar si futbollist i Botafogos, pasi që sipas një pike në kontratën e tij, ai kishte të drejtë të tërhiqet.

"Jam këtu për të njoftuar se po pensionohem pas 22 vitesh. Ka qenë një vendim i vështirë, por jam i kënaqur me atë që kam arritur në karrierën time", u tha Seedorf gazetarëve, transmeton Telegrafi.

Më pas ai konfirmoi: "Po, do të jem trajner i Milanit".

Mesfushori e ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë me Milanin (2003 dhe 2007), ndërsa garën prestigjioze evropiane e ka fituar edhe me fanellat e Ajaxit (1995) dhe Real Madridit (1998).

Gjatë karrierës, ai ka bartur edhe fanellën e Interit dhe Sampdorias.

Milani aktualisht mban vendin e 11-të në tabelë dhe është në pozitë që mund t’i rrezikohet qëndrimi në Serie A.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail