Leja e FIFA-s për Kosovën, “lajm i keq” për Anglinë!

Vendimi i FIFA-s për t’ia lejuar përfaqësueses së Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore i ka alarmuar mediat angleze, të cilat raportojnë se në këtë mënyrë janë minimizuar gjasat që Adnan Januzaj të luajë për Anglinë.

Tre Luanët e kanë shqyrtuar mundësinë që ta ‘rrëmbejnë’ supertalentin 18-vjeçar pasi t’i kalojë pesë vite në Angli (me ç’rast do të fitonte të drejtën ligjore për ta përfaqësuar këtë shtet), por besohet se Kosova është preferenca e tij – shkruan Daily Mail, ndërsa transmeton Telegrafi.

Deri më tani FIFA ka hezituar ta pranojë Kosovën në garat ndërkombëtare, por Sepp Blatter tashmë ka konfirmuar se përfaqësuesja kosovare mund të zhvillojë ndeshjet miqësore.

Januzaj, i cili ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të David Moyes këtë sezon, ka thënë se është i vendosur “që ta bëjë Kosovën krenare”, ndërkohë që babai i tij ka hedhur poshtë mundësitë se ai mund të luajë për Belgjikën, Shqipërinë apo Turqinë, vazhdon Daily Mail.

Sido që të jetë, pritet të shohim se kë do të zgjedhë futbollisti shqiptar, i cili ka lindur në Belgjikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail