Januzaj zgjedh Belgjikën

Londër, 24 prill 2014 (MIA) - Talenti shqiptar Adnan Januzaj, ka vendosur që ta përfaqësojë Belgjikën, kështu ka thënë përzgjedhësi i kësaj përfaqësuese – Marc Wilmots.

Mesfushori i Manchester Unitedit është i lindur në Bruksel nga prindër shqiptarë nga Kosova dhe ai ka të drejtë ta përfaqësojë Kosovën, Shqipërinë, Belgjikën, madje edhe Anglinë nëse do të vendoste të luajë për Tre Luanët.

19-vjeçari ishte inkurajuar nga babai i tij që të luante për Kosovën, ndërsa edhe Serbia, Kroacia dhe Turqia kishin shprehur interesim për të.

Megjithatë, sipas Wilmots, Januzaj ka vendosur ta përfaqësojë vendin e tij të lindjes.

Ai ka shkruar në Twitter se ka marrë konfirmim zyrtar se Adnan Januzaj është në dispozicion të ekipit kombëtar belg për gjithë karrierën e tij.

Belgjika do të luajë në Kampionatin Botëror 2014, ashtu që mund ta shohim edhe një shqiptar në turneun e madh në Brazil.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail