Morata ‘tremb’ Juventusin

Torino, 22 korrik 2014 (MIA) - Sulmuesi i ri spanjoll, Avaro Morata, i transferuar së fundmi te Juventusi, e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën e tij te bardhezinjtë, pasi pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë gjatë seancës stërvitore të së hënës.

Shoqëria bardhezi u detyrua të shpenzojë 20 milionë euro për të siguruar ish-lojtarin e Realit të Madridit. Menjëherë me të mbërritur në Torino ai rrëmbeu numrin 9 duke shfaqur ambiciet maksimale.

Sipas komunikatës së klubit bëhet e ditur se lojtari do t’i nënshtrohet të tjera ekzaminimeve prej të cilave do të mësohet më shumë për sa i përket gjendjes së tij dhe kohës së rikuperimit.

Por e përditshmja torineze "Tuttosport" thotë se Morata do të mungojë për një periudhë 40 ditore, pasi sipas informacioneve të tyre, ai ka pësuar një dëmtim të shkallës së dytë ne ligamentin anësor te gjurit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail