Fiton Bayerni, Roma sensacionale

Bayern Munichu ka arritur ta mposhtë Manchester Cityn me një gol të shënuar në fund të takimit të vlefshëm për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Në takimin e zhvilluar në Allianz Arena, vendasit e dominuan tërësisht fraksionin e parë duke krijuar rast pas rasti, mirëpo nuk u treguan efektivë përballë portës së Joe Hart.

Në gjysmën e dytë, mysafirët paksa e morën veten, mirëpo sërish bavarezët luanin më mirë dhe rikthyen sistemin ofensiv të lojës.

Pas angazhimit maksimal, Bayerni arriti ta shënojë golin e fitores, ndërsa realizues ishte Jerome Boateng (90’).

Në përballjen tjetër të Grupit E, Roma ishte sensacionale në triumfin prej 5-1 në Olimpico kundër CSKA Moskës.

Giallorossët shënuan katër herë në pjesën e parë duke filluar me golin e hershëm të Juan Manuel Iturbe (6’).

Shumë shpejt, Gervinho e dyfishoi epërsinë (10’), për t’u pasuar nga goli i Maicon (20’) dhe pastaj ishte edhe goli i dytë personal i Gervinhos (31’).

Në fraksionin e dytë, Sergei Ignashevich realizoi autogol (50’) që ishte goli i pestë i vendasve.

Një gol për ekipin mysafir e shënoi Ahmed Musa dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Roma është në krye të Grupit E falë golaverazhit më të mirë, ndërsa në vend të dytë është Bayern Munichu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail