Manchester Unitedi merr një pikë në ndeshjen kundër WBA

Birmingham, 21 tetor 2014 (MIA) - Manchester Unitedi i ka shpëtuar humbjes nga West Bromwich Albion duke barazuar në minutat e fundit me rezultatin 2:2.

Zhvillohej minuta e tetë në The Hawthorns, kur ekipi nikoqir kaloi në epërsi përmes Stephane Sessegnon. Me këtë rezultat u mbyll fraksioni i parë i lojës.

Në minutat e para të gjysmës së dytë, mysafirët barazuan. Porsa u angazhua në lojë Marouane Fellaini në minutën e 48-të e barazoi rezultatin.

Megjithatë, ekipi vendas e riktheu avantazhin. Saido Berahino shtoi telashet e Djajve të Kuq (66’).

Pas presionit të madh, Unitedi në minutën e 87-të përmes mbrojtësit Daley Blind arriti ta shënojë golin dhe ta barazojë sërish rezultatin.

Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e Belgjikës, Adnan Januzaj, u angazhua nga minuta e parë në këtë takim dhe e zhvilloi gjithë ndeshjen.

Manchester Unitedi është në vend të gjashtë në tabelë, me 12 pikë, një pikë larg vendit të katërt, të cilin e mban West Hami. 

Lider në ligën Premier është Chelsea me 22 pikë, para Manchester City-t me 17 pikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail