Sot pritet vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri

Tiranë, 2 dhjetor 2014 (MIA) - Mesditën e sotme pritet që Komisioni i Apelit në UEFA të japë verdiktin e tij për ankesat e Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre për shkak të dhunës së tifozëve serbë ndaj lojtarëve të kombëtares kuqezi.

Drejtuesit e Federatës sonë kanë njoftuar se kërkojnë ndryshimin e vendimit të Disiplinës dhe dhënien e fitores në tavolinë kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, mediat serbe shkruajnë se Federata serbe ka 2 pritshmëri: së pari, që Serbisë t’i kthehen tri pikët dhe, së dyti, që ndeshja të luhet sërish në një fushë asnjëanëse dhe pa praninë e tifozëve.

Sfida Serbi-Shqipëri, e cila u luajt më 14 tetor në Beograd, u ndërpre në fund të pjesës së parë, pasi tifozët serbë pushtuan fushën dhe sulmuan futbollistët e kombëtares shqiptare. Komisioni i Disiplinës në UEFA i dha fitoren në tavolinë Serbisë dhe gjobiti të dyja Federatat me nga 100 mijë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail