Shtyhet edhe për disa javë Vendimi i Apelit mpër ndeshjen Serbi - Shqipëri

Nion, 2 dhjetor 2014 (MIA0 - Komisioni i Apelit duhej të vendoste sot për fatin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës.

Të dyja federatat kanë ankimuar vendimin e Komisionit të Disiplinës, të marrë më 24 tetor, ku Shqipëria u dënua me humbjen në tavolinë, ndërsa serbëve u hoqën tri pikë, duke bërë praktikisht ‘zero’ ndeshjen e luajtur në Beograd.

Mediat serbe kanë publikuar lajmin se Apeli e ka shtyrë vendimin edhe për disa javë të tjera. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Zoran Lakoviq, ka bërë të ditur se UEFA nuk do të vendosë sot rreth ankesave të Serbisë dhe Federatës Shqiptare, në lidhje me ndeshjen e ndërprerë në Beograd, transmeton Telegrafi.

Lakoviq ka njoftuar mediat e vendit të tij se vendimi nga UEFA do të merret pas dy-tri javësh, në përputhje me praktikën e rasteve të tilla.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail