“iPad Pro” për 15 mijë paundPër të gjithë ju që mendoni se "Apple iPad" është shumë i shtrenjtë, tani ka dalë në shitje “iPad Pro” që kushton akoma më shumë.
Ai kushton plot 15 mijë paund dhe është në ankand. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se bëhet fjalë për një prodhim të kufizuar të “iPad Pro”, 12.9 ashtu siç nuk e keni parë kurrë. Ai ka ngjyrë të verdhe veshje alumini, dhe një mbulesë kamoshi “Smart Cover”, ngjyrë blu. Gjithashtu ka edhe një çantë me lëkurë vici që përfshin dhe “Apple Pencil”.
Shefi i dizajnit në kompaninë“Apple”, Jony Ive krijoi këtë “iPad” ekskluziv për shitjet e 28 prillit në ankandin “Phillips” në qendër të Londrës.
|