Facebooku e dinte për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme, por qëllimisht nuk i ka larguar

Gjatë fushatës presidenciale në SHBA në Facebook janë shpërndarë shumë lajme të rrejshme që janë marrë nga faqet e ndryshme të teorive të komplotit. Individë të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës kanë publikuar lajme me tituj dramatikë dhe sensacionalë që të tërheqin sa më shumë lexues dhe të rritet numri i pëlqimeve.

Informacionet e pavërteta janë problem i vjetër në rrjetet sociale, por pas fushatës presidenciale në SHBA, filluan kritikat e mëdha ndaj Facebookut.

Portalet kanë pasur emra që iu përshtateshin publikut amerikan, US Conservative Today apo World Politics US, që mbështetnin Donald Trumpin dhe kritikonin Hillary Clintonin. Faqet e tilla ishin të rregulluara si portalet klasike me lajme dhe dukeshin si burime legjitime të lajmit, por lexuesit e tyre nuk arrinin direkt në portal, por ata krijonin lexues kryesisht me anë të Facebookut.



Qëllimi i tyre ishte që të përfitonin sa më shumë para, kurse njëkohësisht e paguanin Facebookun që lajmet e tyre të arrinin te sa më shumë lexues, të cilët pastaj vazhdonin duke i shpërndarë dhe duke ua rekomanduar miqve të tyre.Facebooku nuk i dallon mediat serioze nga mijëra faqe me lajme të rrejshme. Artikujt e shkruar nga gazetarët profesionistë, ku faktet janë të konfirmuara dhe që i janë nënshtruar seleksionimit redaktues, për Facebookun kanë të njëjtën vlerë me artikujt që burojnë nga imagjinata e dikujt që thjesht dëshiron të përfitojë para.

Në vitet e fundit, rrjetet sociale janë ndër burimet kryesore të lajmit, ndërsa njerëzit nuk i konsiderojnë burime të sigurta të lajmit mediat tradicionale. Prandaj, edhe pse vetëm dy gazeta të shtypura në SHBA (nga 100 sosh) e mbështetën Trumpin, ai doli fitues. Dhe për këtë ndikim të madh kanë pasur rrjetet sociale.

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka thënë se kompania e tij është duke u angazhuar që të rregullojë çështjen e lajmeve ‘të verifikuara’ dhe ‘të paverifikuara’, përmes një algoritmi që do të bëjë përzgjedhjen e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail