Facebook censuroi fotografi të statujës

Facebook ka censuruar fotografi të statujës së hyjnisë Romake, Neptun nga shekulli 16, në qytetin e Bolonjës të Italisë duke thënë se "ai paraqet një imazh pa përmbajtje dhe është qartësisht seksual".
Shkrimtarja nga Bolonja, Elisa Barbari, tentoi të përdorte imazhin e Neptunit për ta postuar në faqen e saj në Facebook, me okelion: "Histori, kuriozitete dhe pamje nga Bolonja".
"Doja të promovoja faqen time por duket se për Facebook statuja është imazh i qartë seksual që tregon shumë trupin të zhveshur",tha Barbari, postimi i të cilës ishte mohuar nga Facebook
Në deklaratën e vet, Facebook citohet se ka thënë se rrjeti social ka rregulla kundër "trupit nudo" dhe arsyeja pse imazhi i Neptunit është censuruar është pikërisht kjo, duke shtuar se nuk ka përjashtime për "arsye artistike apo edukative" që ta thyejnë rregullin.
"Përdorimi i imazhit nuk është aprovuar sepse ai shkel linjat udhëzuese të Facebook në reklamim”, deklaroi Facebook. “Ai prezanton një imazh me përmbajtje qartësisht seksuale dhe shfaq trupin e zhveshur në një pjesë shumë të madhe, madje edhe në pjesë të trupit që nuk është e nevojshme të shihet" deklaroi Facebook
Në Shtator Facebook u vu nën kritika të ashpra pasi censuroi një imazh- ikonë nga Lufta e Vietnamit, ku shfaqej portreti i një vajze duke qarë gjatë sulmit me napalm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail