Garë ndërkombëtare me hakerët në Kosovë

Gara ndërkombëtare që sfidon gjithë hakeret e botës kësaj radhe organizohet në bashkëpunim me kompaninë Kosovare ‘FindBUG‘.

ër herë të parë në Kosovë kompania FindBUG në bashkëpunim me Rodolfo Assis, një hulumtues dhe ekspert i madh i sigurisë kibernetike, po e organizojnë garën e njohur XSS, një garë që në shumë vende të Botës, ku fusha e teknologjisë informative ka përparuar tërheqë shumë hakerë.

Tashmë përmes FindBUG të gjithë të talentuarit kosovarë e kanë mundësinë të testojnë aftësitë e tyre në Cross-Site Scripting (XSS).XSS Challenge është një garë ku hakeret e sfidojnë vetën duke tejkaluar filtrat e sigurisë se ueb aplikacioneve dhe të shfletuesve të ndryshëm si “Google Chrome”, “Mozilla Firefox”, “Safari”, “Opera”, “Internet Explorer” etj. Gara është hapur me 11 Shkurt në orën 16:00 dhe deri më tani vërehet një interesim më i madh i hakereve të huaj për ta sfiduar vetën por në inkurajojmë edhe hakerët vendor që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme ngase kjo është hera e parë që për ta ofrohet ky rast.

Dhe pa dyshim që kjo eksperiencë është në dobi të gjithë të talentuarve që duan ta zhvillojnë karrierën e tyre në fushën e teknologjisë informative, specifikisht në siguri kibernetike.

Gara përfundon me 20 Shkurt ndërsa për fituesin FindBUG ka rezervuar surpriza të mëtejshme. Hakeri që triumfon në këtë sfidë do të fitoj:

-Një tiketë për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi që mbahet nga 2 deri më 4 Shkurt në Prishtinë;

-Është automatikisht pjesëmarrës në garën unikate “The Day When Hacking is Legal”;

-Dhe të gjitha shpenzimet e akomodimit;Për më shumë informata, ndjekni faqen FindBUG në Facebook./telegrafi.com/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail