Samsung kupton arsyen përse mirte flakë Note 7

Samsung më në fund ka prezantuar rezultatin e hulumtimit mbi problemin e Note 7, duke zbuluar kështu dy arsyet të cilat kanë shkaktuar disa njësi të këtij produkti të nxehen tejmase dhe të marrin flakë.

Edhepse problemi ishte drejtësisht i lidhur me baterinë, kompania koreane ka njoftuar se njësitë origjinale të Galaxy Note 7 dhe ato të zëvendësuara më pas, kanë pasur defekte të ndryshme në bateri.

Në rastin e njësive origjinale, gjiganti teknologjik ka deklaruar se dizajni i baterisë ishte shkaktari i problemit. Specifikisht, problemi është shfaqur në këndin e djathtë të anës së sipërme të baterisë, duke bërë që elektrodat të mos funksionojnë në mënyrë të rregullt.

Ndërsa, në rastin e njësive të zëvendësuara, të cilat kishin bateri të një ofertuesi tjetës, Samsung ka njoftuar se problemi nuk kishte të bëjë me dizajnin mirëpo ishte i lidhur me një defekt në prodhimin e baterive. Ky defekt rezultoi pasi që prodhuesi i baterive ishte në nguti për të prodhuar sasitë e kërkuara në një kohë të shkurtër.

Samsung ka njoftuar se hulumtimi i problemit ka përfshirë 700 anëtar të stafit. Një total prej 200,000 telefonave dhe 30,000 baterive shtesë kanë qenë pjesë e procesit të hulumtimit. Për më shumë, Samsung shtoi se dizajni i telefonit nuk ka qenë shkaktar i problemit.Kompania deklaroi se rezultatet janë rishikuar nga tri kompani testuese si UL, Exponent dhe TUV Rheinland.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail