Kina përgatitet për zbulime në Mars dhe Jupiter

Pekin, 1 shkurt 2017 (MIA) - Kina po përgatitet të realizojë zbulime në Mars dhe Jupiter.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve zyrtare të këtij vendi, zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Kinës për Hapësirën, Vu Yenhua, ka vënë në dukje se kjo agjenci do të nisë misionin e parë eksplorues në planetin Mars në vitin 2020.
Duke vënë në dukje se gjatë misionit të dytë do të mblidhen mostra nga sipërfaqja e këtij planeti, si dhe do të bëhen studime për sipërfaqen e tij, siç transmeton AA, Vu në vijim ka thënë se kanë vënë në agjendën e projekteve studimore të eksplorimeve edhe Jupiterin.
Qeveria kineze synon që deri në vitin 2030 të zgjerojë industrinë e saj hapësinore duke u kthyer në një “fuqi hapësinore”.
Sipas një raporti të publikuar vitin e shkuar nga Këshilli i Shtetit të Kinës, qeveria kineze ka në program të gjerë hapësinor duke filluar nga, dërgimi i anijes së parë me njerëz në hapësirë deri në vitin 2020, eksplorimin e hënës, dërgimin e satelitëve navigatorë me rezolucion të lartë, etj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail