Audi dërgon një automjet në Hënë

Audi, në bashkëpunim me një ekip të shkencëtarëve nga Gjermania ka zhvilluar një automjet të lehtë hënor i cili deri fund të vitit 2017 do të lansohet në satelitin natyror të Tokës.

Prodhuesi gjerman i makinave ka filluar projektin për zhvillimin e Roverit hënor 2015, duke u përfshirë në konkursin e Google Lunar X Prize, qëllimi përfundimtar i të cilit është ulja e suksesshme në Hënë.

Sipas kushteve të kësaj gare, çmimin prej 30 milionë dollarëve e merr kompania që do të ketë sukses që në sipërfaqen e Hënës të ulë me sukses automjetin lunar, i cili më pas do të duhet të kalojë të paktën 500 metra rrugë në Hënë dhe të dërgojë fotot prapa në Tokë.

Roveri Audi Quattro është vepër e 16 ekspertëve të kësaj kompanie, të cilët kanë punuar në këtë projekt, së bashku me një ekip të shkencëtarëve nga Gjermania. Automjeti peshon vetëm 30 kg, në saje të përdorimit të materialeve të lehta dhe aluminit.

Rover lëvizë me një bateri, të zhvilluar me ndihmën e teknologjisë nga Audi, E-Tron, e përdorur zakonisht nga makinat elektrike të kompanisë, ndërsa Audi planifikon që nëpërmjet fluturakes Alina, që do të zbresë në Hënë, të dërgojë dy roverë Quattro. Ata duhet të zbresin në sipërfaqen e Hënës fund të vitit 2017.

Për nisjen nga Tokë është angazhuar kompania Space Flight Industries, në të cilën merr pjesë dhe SpaceX e Elon Musk, themelues dhe pronar i Tesla Motors. Lansimi do të bëhet me raketën Falcon 9 të kompanisë SpaceX.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail