Windows 10 Redstone 3 mundëson copy-paste nga njëra pajisje në tjetrën

Microsoft në konferencën e vet Build developer paralajmëroi edhe clipboard të bazuar në cloud, funksion ky plotësisht i ri që mundëson copy dhe paste nga njëra pajisje në tjetrën.

Kjo do të jetë e mundur me cloud, por edhe më herët përdoruesit e Windows-it kanë mundur ta bëjnë këtë me aplikacionet e treta dhe tash Microsoft përpiqet ta integrojë këtë funksion në sistemin operativ. Ju do të jeni në gjendje të kopjoni një përmbajtje të caktuar nga njëra pajisje dhe ta vendosni në pajisjen tjetër, në të cilën jeni të lajmëruar me llogarinë e njëjtë të Microsoft-it.

“Kjo do të bëhet në Windows 10 pa pasur nevojë që zhvilluesit të modifikojnë aplikacionet e tyre”, tha Xhoe Belfior.

Clipboard i ri i bazuar në cloud vjen në Windows 10 dhe do të sjellë këtë mundësi. Interesante është se vegla e re clipboard do të punojë në të gjitha pajisjet dhe jo vetëm në ato me Windows. Microsoft këtu do të ofrojë edhe mbështetjen për telefona mobilë, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe Android dhe iPhone, por nuk është përmendur edhe telefoni Windows Phone, transmeton KosovaPress.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail