Hakerët mund ta kontrollojnë kompjuterin tuaj edhe kur është i shkyçur

Ekspertë të sigurisë alarmojnë për një lëshim të sigurisë te çipat Intel, i cili seriozisht rrezikon sigurinë e përdoruesve të kompjuterëve në gjithë botën.

Cris Thomas, i njohur si SpaceRogue nga Tenable Network Security, thotë se përmes rrugës së çipit hakerët mund të hyjnë në kompjuterin tuaj, madje edhe kur ai nuk është i kyçur në rrymë.

Në fakt, problemi është paraqitur në Intel Active Management Technology (AMT), e cila është bërë për t’iu mundësuar administruesve të menaxhojnë sistemin nga distanca, gjë e cila me të madhe lehtëson punën. AMT është aq shumë i avancuar sa e mundëson gjithë këtë edhe kur pajisja është e shkyçur, që nënkupton se hakerët një gjë të tillë mund ta shfrytëzojnë dhe të bëjnë dëme enorme.

“Ky lëshim është një kërcënim i madh, pasi është i pranishëm edhe te çipat Intel të prodhuar viteve të fundit dhe jo kur është në pyetje vetëm ATM. Gjendet në Management Engine (ME), i cili lëviz gjërat si DRM (Digital Rights Management) dhe TPM (Trusted Platform Modules). Pra, bëhet fjalë për një problem serioz me potenciale të krijojë më shumë probleme”, tha Chris Thomas.

Ende nuk dihet saktë numri i kompjuterëve ose i sistemeve operative, të cilat i ekspozohen këtij rreziku dhe nuk dihet as mënyra për t’iu shmangur këtij problemi, por disa shifra tregojnë për 8500 kompjuterë të prekur, prej tyre pothuajse 3 mijë në SHBA, transmeton KosovaPress.

Në Intel kanë paralajmëruar se ky problem me sigurinë do të zgjidhet brenda këtij muaji, duke lënë të nënkuptohen se tashmë kanë nisur të punojnë për zgjidhjen e këtij problemi serioz të sigurisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail