Porsche nuk dëshiron të dalë në gjyq, klientëve u blen syza për diell

Nju-Jork, 15 gusht 2017 (MIA) - Në një marrëveshje të pazakonshme jashtë gjyqit, Porsche ka marrë për obligim që pronarëve të disa modeleve të caktuara të këtij brendi në SHBA t’iu japë para për blerjen e syzave për diell, njofton koha.net.
Marrëveshjet jashtë gjyqit nuk janë të rralla as në auto-industri, duke marrë parasysh se prodhuesit e automobilave dëshirojnë që problemet eventuale me blerësit t’i zgjidhin pa shumë zhurmë.
Megjithatë, detaje të një marrëveshjeje të tillë kanë dalë në publik. Motor Trend shkruan se Porsche ka arritur marrëveshje me anëtarët e një shoqate të pronarëve të automobilave të këtij brendi, e cila nënkupton kompensim me para në lartësi prej 50 deri 175 dollarë.
Duket e pabesueshme, por shuma e caktuar do t’iu paguhet pronarëve të Porsche për blerjen e syzave për diell.
Shoqata në fjalë ka paditur prodhuesin gjerman, pasi që komanda e tabelës në automobil reflekton më tepër dritë se sa duhet dhe në këtë mënyrë pengon drejtuesit e automjeteve. Në padi thuhet se ky problem mund të ndikojë në siguri dhe të shkaktojë aksidente në trafik.
Edhe pse Porsche në kumtesën e saj ka bërë të ditur se për shkak të kësaj nuk është regjistruar asnjë aksident komunikacioni në SHBA, megjithatë ka pranuar që pronarëve t’iu paguajë një shumë të caktuar parash, në mënyrë që të sigurojnë syzat e diellit dhe të mbrohen nga reflektimi.
Të drejtë kompensimi kanë pronarët e të gjithë Porsche-ve të blerë në SHBA në periudhën ndërmjet viteve 2007–2016, me kusht që enterieri i tyre të ketë njërën nga nuancat: Cognac, Luxor Beige, Natural Brown, Platinum Grey ose Sand Beige.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail