Telefonat e rinj të Google dalin në shitje

Nju-Jork, 18 tetor 2017 (MIA) - Telefonat e rinj Google Pixel 2 dhe Pixel 2 XL do të dalin në shitje nesër në dyqanin e njohur Verizon në Amerikë, njofton koha.net.
Pixel 2 vjen me ekran 5-inç Full HD me rezolucion 1920x1080 pixels. Pixel 2 XL ka ekranin 6-inç QHD+ dhe rezolucion 2880x1440 pixels.
Të dy pajisjet janë të fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 835 dhe vijnë me 4 gigabajt RAM. Memoria e brendshme ofrohet me 64 ose 128 gigabajt.
Telefonat kanë kamera të njëjta. Pixelët kamerën ballore e kanë 8 megapixel, derisa ajo kryesorja është 12.2 MP me mundësi që të incizojë video deri në 4K. Pajisjet operojnë me sistemin e ri Android 8.0 Oreo.
Pixel 2 do të kushtojë 649 dollarë, derisa Pixel 2 XL 849 dollarë për modelet me 64 GB.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail