Apple kërkon falje për ngadalësimin e iPhone-ëve

Gjatë javëve të fundit ka pasur shumë diskutime rreth asaj që Apple ka bërë me iPhone të vjetër. Kompania ka ngadalësuar modelet më të vjetra me bateri të degraduar në mënyrë që të zgjidhë një çështje ku pajisjet do të ndaleshin rastësisht.

Tani Apple ka lëshuar një kërkim-falje publike në faqen e saj të internetit, kompania është duke u përballur me një numër të padive mbi ngadalësimin e iPhone-ëve të vjetër.

“Kërkojmë ndjesë. Ka pasur shumë keqkuptime në lidhje me këtë çështje, prandaj dëshirojmë të sqarojmë dhe t’ju njoftojmë për disa ndryshime që po bëjmë. Para së gjithash, ne kurrë nuk e kemi bërë – dhe kurrë nuk do të bëjmë – asgjë për të shkurtuar qëllimisht jetën e ndonjë produkti të Apple, ose për të shkatërruar përvojën e përdoruesit. Qëllimi ynë gjithmonë ka qenë krijimi i produkteve që klientët tanë duan, dhe duke e bërë iPhone të zgjasë sa më gjatë që është e mundur është një pjesë e rëndësishme e kësaj. ”

Ka pasur zëra për vite që aparatet e vjetra të Apple ngadalësohen dhe shumë njerëz kanë sugjeruar që kjo të bëhet për të inkurajuar njerëzit që të kalojnë në modele të reja të telefonave të Apple. Apple tani ka konfirmuar se ata kanë qenë duke ngadalësuar pajisjet e tyre, por jo për arsyet që disa njerëz kanë sugjeruar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail