Mrekulli e re botërore në Kinë: Urë me gjatësi prej 55 kilometrash (video)

Hong Kong, 4 janar 2018 (MIA) - Ndërtimi i urës më të gjatë në botë po zhvillohet sipas planit dhe ajo është nga fundi, pasi që ishte instaluar dhe testuar sistemi për ndriçim, kumtuan autoritetet kineze.
U nevojit përgatitje gjashtëvjeçare dhe tetë vite për vetë ndërtimin e urës së gjatë 55 kilometra që do t'i ndërlidhë Hong Kongun, Çuhai dhe Makao.
Traseja përbëhet prej urës kryesore të gjatë 22,9 kilometra, tunelit prej 6,7 kilometra dhe ishullit artificial - pjesës më të rëndësishme nga i tërë konstruksioni.

"Muajin e ardhshëm, inxhinierët do ta kontrollojnë koordinimin e sistemeve dhe pajisjes së urës", deklaroi Xhang Gjinven, përgjegjës për projektin.
Ura do ta pakësojë kohën e udhltimit mes Hong Kongut dhe Makaos, prej tre orëve në vetëm 30 minuta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail