Edward Snowden sulmon Facebook-un

Edward Snowden sulmoi gjigantin Facebook, përmes një postimi të publikuar në Twitter.

Ish-spiuni i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, Snowden quajti Facebook, biznes që fiton para duke grumbulluar të dhëna të jetëve private të huaja.

“Bizneset që fitojnë para duke grumbulluar dhe shitur të dhëna të detajuara të jetës private dikur u përshkruan qartë si ‘kompani të mbikëqyrjes'”, tha Snowden, shkruan Telegrafi.

Ky reagim i tij erdhi pasi gjiganti i medias sociale pezulloi Cambridge Analytica, një firmë analitike të të dhënave që ka punuar për fushatën e Presidentit Trump.

“Rilindja e ‘kompanive të mbikëqyrjes’ si media sociale është mashtrimi më i suksesshëm që nga Departamenti i Luftës u bë Departamenti i Mbrojtjes”, ka përfunduar ai statusin e tij. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail