Në Gjermani arrestohet menaxheri i "Porshe"

Berlin, 20 prill 2018 (MIA) - Policia gjermane ka arrestuar shefin e departamentit për zhvillim të motorëve në "Porshe" dhe ai është në paraburgim. Ai është arrestuar sepse ka ekzistuar dyshim se mund të ikë jashtë vendit, njoftuan mediumet gjermane.
Zëdhënësi i "Porshe" refuzoi të japë komente.
Gazeta ditore gjermane "Bild em Zontag" më herët publikoi një porosi të drejtorit ekzekutiv të "Porshe" Oliver Blum, ku thuhet se është arrestuar një menaxher.
Prokurorët gjermanë kryejnë hetim për shkak të dyshimeve për mashtrim dhe reklamim të rrejshëm me manipulimet me emetimet e gazrave të shkarkimit nga motorët dizel. Prokurorët para dy ditë pohuan se hetimi ka të bëjë me anëtarë të bordit të "Porshe", anëtar tjetër të udhëheqjes dhe një personi të tretë i cili nuk është më i punësuar në "Porshe". bi/mp/13:11
###



Bekteshi: Janë harxhuar mjetet, përfunduan subvencionet për dritare PVC dhe kolektorë diellor
Shkup, 20 prill 2018 (MIA) - Edhe pse afatet ende zgjasin, qytetarët tanimë të mos aplikojnë për subvencione për kolektorë diellorë dhe dritare PCV ose të aluminit, njoftoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi në konferencë shtypi tha se mjetet janë harxhuar, sepse interesi tek amvisëritë ka qenë shumë i madh, ndërsa sistemimi i mbështetjes është realizuar sipas parimit ai që ka ardhur i pari, i pari shërbehet.
Siç theksoi Bekteshi, Ministria e Ekonomisë do të kërkojë subvencione plotësuese nga Qeveria me ribalancin e parë të buxhetit.
"Për kolektorë diellorë mbërritën mbi 900 aplikacione, ndërsa buxheti ka qenë gjashtë milionë denarë, ndërsa për dritare PVC janë dorëzuar më shumë se 1.400 kërkesa, ndërsa buxheti ishte 30 milionë denarë", theksoi ministri.
Ai edhe njëherë përkujtoi qytetarët që të mos aplikojnë as për mbështetje për stufa me peleta, sepse për shkak të interesit të madhe, është harxhuar mbështetja edhe për këtë masë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me punësimet e reja në Ministrinë e Ekonomisë, Bekteshi tha se nuk është informuar se pse nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit qeveritar, por në seancën e ardhshme, të martën do të kontrollojë, siç theksoi, se nëse ka ndonjë informatë nga Ministria e Shoqërisë Informatike. ff/mp/14:10
###



Eurozona dhe FMN-ja mendojnë për shlyerjen e borxhit të Greqisë
Uashington, 20 prill 2018 (MIA) - Shefi i eurogrupit Mario Senteno deklaroi se Eurozona dhe Fondi monetar ndërkombëtar në mbedhjet e kësaj jave në Uashington e shqyrtojnë obsionet për shlyerjen urgjente të borxheve të Greqisë, por nuk mendojnë për kurrëfarë vazhdimi të programit të shpëtimit për Athinën.
"Nuk ka negociata për çështjet e tilla siç është vazhdimi i programit grek. Autoritetet greke janë shumë të përqëndruara në dalje nga programi dhe kjo të përfundojë deri në gusht", tha Senteno në margjinat e seancës pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.
Paraprakisht, ne media u paraqitën spekulime se Greqia do të mund të marrë linjë të re speciale kreditore nga fondi për shpëtim i eurozonës, pasi më 20 gusht të dalë nga programi aktual. bsh/14:24
###




Nikollovski: Teknologjitë e reja në bujqësi duhet të jenë prioritet për secilin shtet
Shkup, 20 prill 2018 (MIA) - Implementimi i teknologjive të reja në bujqësi është prioritet për secilin shtet, i cili synon krijimin e një prodhimtarie bujqësore moderne, të zhvilluar dhe konkurrente, porositi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, në konferencën ndërkombëtare "Së bashku për bujqësi të fortë digjitale", që po mbahet në Sofje.
Në panel diskutimin, ministri Nikollovski theksoi se Qeveria e Maqedonisë punon në mënyrë aktive në sistemet inovative bujqësore dhe në përparimin e teknologjive informative dhe komunikuese.
"Pas lidhshmërisë mes regjistrave dhe bazave të të dhënave të institucioneve relevante - Ministria, Agjencia Pagesore dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe digjitalizimi i parcelave të tokës përmes Sistemit për identifikim të parcelave të tokës, kemi arritur implementim të plotë të Sistemit Integrues për Administratë dhe Kontroll - ISAC. Parashtrimi i kërkesës për përkrahje shtetërore bëhet përmes rrugës elektronike, ndërsa Regjistri për ekonomi bujqësore dhe Rrjeti i të dhënave kontabiliste të ekonomive bujqësore (FADN) është ndërtuar me standarde më të larta", tha Nikollovski.
Si shembull pozitiv për implementim të teknologjive informative dhe komunikuese, Nikollovski e theksoi rajonin e Prespës, ku bujqit kanë mundësi të sjellin vendime më të mira për implementimin e pesticideve për 30 për qind dhe rritjen e efikasitetit në ujitje për 50-60 për qind.
Në kuadër të konferencës, ministri Nikollovski realizoi takim me kolegun e tij bullgar Rumen Porozhanov me të cilin dakorduan aktivitetet e përbashkëta dhe mbështetje nga Ministria bullgare e Modernizimit të bujqësisë dhe përgatitjes për procesin inkuadrues në Bashkimin Evropian.

Theks i veçantë është vendosur në ngritjen e shfrytëzimit zë IPARD, akreditimit të masave të reja dhe përforcimin e kapaciteteve njerëzore, për çka ministri bullgar theksoi se ekzistojnë në dispozicion për ndihmë eksperte në pjesën e shfrytëzimit të fondeve evropiane.
Nga Ministria e Bujqësisë informojnë se që nga muaji i ardhshëm do të fillojnë takime të grupeve të punës për përmirësimin e tregtisë midis Maqedonisë dhe të Bullgarisë.
Konferencën në Sofje e organizon Ministria bullgare e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë, Organizatës për ushqim dhe bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara dhe Institutit për agrostrategjisë dhe inovacioneve. Morën pjesë ministra të bujqësisë të BE-së, Turqisë dhe të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të FAO-s, bujq dhe fermerë nga fusha e bujqësisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail