Bukureshti - qyteti i kabllove

Bukuresht, 26 prill 2018 (MIA) - Kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti mund të quhet edhe qyteti i kabllove, sepse në të gjitha ndërtesat varen kabllo të telefonave, internetit dhe shërbimeve të tjera digjitale. Kabllo të tilla nuk mund të shihen në asnjë metropol tjetër të botës.
Pothuajse asnjë objekt nuk është lënë pa kabllo të varura në fasadën e tij, të cilat nga ndërtesat deri te shtyllat varen dhe e shëmtojnë pamjen.
Në vendet-anëtare perëndimore të BE-së një "pyll" i tillë prej kabllove nuk mund të shihet as në vendbanimet më të vogla.
Në Gjermani ose Austri për kabllot e varura në ndonjë ndërtesë, banorët paguajnë dënime të mëdha, ndërsa "dëmtimi estetik" menjëherë mënjanohet.
Megjithatë, në Bukuresht, edhe pse bëhet fjalë për qytet të BE-së, nuk ka rregulla të rrepta të shënuara për pamjen dhe mirëmbajtjen e ndërtesave, ndërsa banorët lokalë vlerësojnë se kjo është diçka jonormale dhe habiten se si dikush e vëren këtë.
Kabllot janë pasojë e rinovimit të papërfunduar, për çka nuk janë gërmuar përçues për kabllot e rrugëve dhe nuk është kryer mbulimi i tyre në fasadat e objekteve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail