Skeleti i një dinosauri shitet në ankand në Paris për më shumë se dy milionë euro

Paris, 5 qershor 2018 (MIA) - Skeleti i një teropode, dinosaurus mishngrënës, i pa studiuar mjaft , i vjetër 150 milionë vjet, u shit për më shumë se dy milionë në ankandin e mbajtur nga Shtëpia e ankandit Agjut në Kullën e Ajfelit në Paris.
Skeleti është i gjatë nëntë metra, i lartë 2,6 metra dhe 70 për qind i ruajtur. Ishte zbuluar në shtetin e Uajoming në vitin 2013. Pastaj çmimi i tij u vlerësua në 1,2 deri në 1,8 milionë euro. Skeleti u shit për 1,58 milionë euro dhe së bashku me tarifat e ofertave erdhën në çmimin përfundimtar prej 2,02 milionë euro.
Blerësi është francez, përndryshe koleksionist i artit bashkëkohor. Ai është i pari që bleu mbetjet e dinosaurëve dhe synon t'i ekspozojë ato në një muze francez.
Në prill, edhe në Paris, u shitën dy skelete të dinosaurëve - mbi 1,4 milionë euro secila.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail