Google fshin mijëra aplikacione nga PlayStore për të mbrojtur privatësinë

Mijëra aplikacione do të fshihen muajt e ardhshëm nëse ato nuk do të përditësojnë lejet e nevojshme për përdoruesit.

Arsyeja e këtij ndryshimi strategjie nga kompania e Mountain View është për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve, edhe për shkak të rregullave të reja që hynë në fuqi vitin e kaluar me GDPR [Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave].

Një ndër avantazhet e mëdha të sistemit operativ Android është natyra e tij me kod të hapur [Open Source]. Çdo kompani sofuerike mund të zhvillojë një aplikacion dhe ta bëjë atë pjesë të Google PlayStore, nëse kalon kontrollet e sigurisë. Megjithatë, në disa raste, kompanitë u kërkojnë përdoruesve autorizim për të pasur qasje edhe në funksione të telefonave të mençur, që në fakt nuk kanë të bëjnë me aplikacionin, si për shembull për pasur qasje te mesazhet apo regjistri i telefonatave, përcjell Telegrafi.

Si rregull, kjo gjë duhet të kërkohet vetëm nga aplikacione nëpërmjet të cilave mund të dërgoni mesazhe apo të kryeni telefonata. Për fat të keq nuk ndodh kështu, ku Google ka zbuluar se shumë aplikacione marrin këtë lloj autorizimi dhe përfitojnë të dhëna të ndjeshme prej klientëve.

Disa muaj më parë kishte ardhur një ftesë nga Google për të përditësuar lejet e nevojshme për përdoruesit. Shumë kompani e injoruan mesazhin e Google dhe vijuan të kërkojnë qasjen ndaj SMS-it apo regjistrit të telefonatave dhe tani ato do të fshihen nga PlayStore vetëm në rast se nuk vendosin të përditësojnë shpejt politikën e tyre.

Google ka hartuar edhe një listë të kërkesave që duhet të përmbushin aplikacionet, në mënyrë që të kërkojnë qasjen e tillë. Së pari, të dhënat që merren duhet të jenë thelbësore në përdorimin e aplikacioneve dhe përdoruesi duhet të kuptojë më pas se për çfarë arsyeje aplikacioni po kërkon autorizimin për të hyrë në zotërim të të dhënave të ndjeshme. Së fundi, nuk duhet të ketë mënyra të tjera për të pasur të njëjtën tipologji informacioni. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail