Motorola Moto E6 është një telefon shumë i mirë, për çmimin me të cilin shitet

Të shpenzuarit e qindra eurove, mund t’ju sigurojë një telefon të zgjuar shumë të mirë, mirëpo me 135 euro është e vështirë të blihet një i tillë.

Por, Motorola e ka lansuar Moto E6 që kushton 135 euro dhe derisa është as një e dhjeta e iPhone XS Max, është shumë i mirë, transmeton Telegrafi. I mungojnë shumë opsione që i sjellë modeli i shtrenjtë, mirëpo shumicën prej tyre as që i përdorni.

Si pjesë e gjeneratës së gjashtë, Moto E është pjesë e telefonave me buxhet të ulët, që i ka prodhuar Motorola në kuadër të E-series Android. Që kur u lansua telefoni i parë nga kjo linjë, nuk ka kushtuar më shtrenjtë se 180 euro.

Telefoni është punuar nga plastika dhe vjen në dy ngjyra të ndryshme, ndërsa duhet bërë kujdes nëse bie në ujë, sepse nuk punon, por i mbijeton shiut të lehtë. Me çmimin me të cilin shitet, është një telefon shumë i mirë, pasi ka procesorin Qualcomm Smartdragon 435, 2GB RAM dhe 14GB.

Bateria 3,000mAh mund t’i largohet, derisa ekrani 5.5 inç HD+ ka rezolucion 4,440 x 720. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail