Ford ka bërë të ditur se çfarë po e vonon prezantimin e Bronco R

Ishte planifikuar të prezantohej këtë vit, por gjërat nuk shkuan në bazë të planit

Makina për të gjitha terrenet Bronco R, është një prej modeleve që pritet më së shumti gjatë vitit që vjen, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi Ford nuk arriti ta prezantonte këtë vit, për shkak të përgatitjeve dhe testeve të shumta, që është dashur t’ju nënshtrohet, që të jetë gati për ta garuar me Jeep Wrangler.



Trucks.com ka bërë të ditur se Bronco R, nuk ishte në gjendje të kryente disa prej testimeve, derisa shumë pjesë është dashur që t’i ndryshohen, për të qenë në gjendje të dilte deri në fund, gjë që e ka vonuar prezantimin.

Arkitektura e kësaj makine, është e përbërë prej shumë elementeve, për përshtatjen e së cilave me njëra-tjetrën, është dashur kohë e gjatë dhe përkushtim.

Fillimisht, Bronco R ka treguar sukses derisa lëvizte nëpër rrugë me rërë dhe hapësira të thata, por njëjtë nuk ndodhi edhe në baltë.



Balta ishte shumë e dendur, duke bërë që Ford Bronco R të mundohet shumë dhe të nxehet aq shumë, sa që e kishte të pamundur të lëvizte.

Kjo ishte një prej arsyeve, që Ford Bronco R të mos prezantohet me kohë, por shfaqja e tij të shtyhet për një kohë, derisa gjithçka është gati. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail