Ju prezantojmë Samsung Galaxy S20: Ndrysho mënyrën se si përjeton botën

Seria Samsung Galaxy S20 është formacioni i parë i plotë 5G i Samsung, që paraqet teknologji 5G dhe AI të pashembullt të kamerave, të ndërtuara për të ardhmen e komunikimit.

Samsung Electronics sot zbuloi Samsung Galaxy S20, një seri të re të pajisjeve pionere që ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne kapim dhe përjetojmë botën tonë. Seria Galaxy S20 prezanton një arkitekturë krejt të re të kamerave që ndërthur teknologjinë AI me sensorin më të madh të imazhit nga Samsung deri më tani, për cilësi mahnitëse të imazhit. Së bashku me kamerën, Galaxy S20 bën përvojën e gjithçkaje që duam të bëjmë me telefonat tanë, më të lehtë dhe më të mirë — shijoni muzikë të personalizuar për çdo moment të ditës, shikoni video siç janë destinuar të shihen dhe luani lojëra në stilin e telekomandave në lëvizje.

“Teksa hyjmë në këtë dekadë të re, 5G do të ndryshojë plotësisht mënyrën se si komunikojmë dhe si e pëjetojmë botën përreth nesh,” tha Dr. TM Roh, President dhe Kryetar i Divizionit të Komunikimeve Celulare në Samsung Electronics. “Meqënëse të tre variantet Galaxy S20 vijnë me lidhje 5G, Samsung po ofron një pajisje të gjeneratës së ardhshme për të transformuar jetën e njerëzve. Me një kamerë të mrekullueshme, të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, ju mund të kapni momentet kur ato ndodhin dhe të lidheni më lehtë me njerëzit që doni.”

NDRYSHON MËNYRËN SE SI KAPIM MOMENTE

Tani, më shumë se kurrë, ne kapim jetën tonë dhe tregojmë historitë tona përmes telefonave të zgjuar – dhe kjo është arsyeja pse kamera është veçoria më e rëndësishme për konsumatorët që blejnë një smartphone të ri. Projektuar për mënyrën se si jetojmë, Galaxy S20 prezanton një sistem plotësisht të ri kamerash – të mundësuar nga AI dhe me sensorin më të madh të imazhit të Samsung – për të sjellë më të mirën në çdo imazh dhe çdo moment.Detaje me Qartësi Mahnitëse: Me një sensor më të madh të imazhit të disponueshëm në serinë Galaxy S20, rezolucioni i kamerës është rritur ndjeshëm, për imazhe më të hollësishme me fleksibilitet të shtuar për editimin, prerjen dhe zmadhimin. S20 dhe S20+ kanë një kamerë 64MP. Ndërsa S20 Ultra ka kamerë 108MP. Një përfitim tjetër është që sensorët më të mëdhenj marrin më shumë dritë, kështu që ju merrni një cilësi të pasur të imazhit edhe në situata me dritë të ulët. S20 Ultra i çon gjërat një hap më tej me opsionin për të naviguar në mënyrë dinamike midis një modaliteti me rezolucion të lartë 108MP dhe një modaliteti 12MP, falë teknologjisë nonna-binning që kombinon nëntë piksele në një, në nivelin e sensorit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail