Elon Musk synon me çipa të shërojë sëmundje të rënda, e për dëgjim të muzikës thotë se nuk do të nevojiten veshët

Elon Musk gjatë zhvillimit të projektit të ri, ka promovuar idenë e zhvillimit të “interfejsit” përmes të cilit do të mund të shëronin sëmundje të ndryshme në tru, por edhe të përmirësoj aftësitë e një njeriu, shkruan Independent.

Themeluesi i “Space X” dhe “Tesla”, ka zbuluar detaje të reja për këtë projekt, “interfejsin” e trurit dhe kompjuterit të quajtur “Neuralink”, duke konfirmuar në Twitter se në të ardhmen njerëzit do të mund të “dëgjojnë” muzikë duke mos përdorur veshët. E gjitha çfarë kanë nevojë është një çip, transmeton Telegrafi.

Musk këtë funksion e ka paralajmëruar derisa e promovonte mundësinë e prodhimit të tij, që sipas tij mund të përmirësoj lëndimet në tru, bosht kurrizor dhe të funksionojë në kombinim me inteligjencën artificiale, duke mos anashkaluar asnjëherë përmirësimin e aftësive të një njeriu.

Në të njëjtën kohë ndërmarrësi i teknologjisë tha se kompania e tij akoma ka nevojë të kryej hulumtime siç është përmirësimi i sinjalit, mbyllja e mbushjes induktive, duke u bërë apel ekspertëve të kësaj fushe që t’i bashkohen ekipit të “Neuralinkut”.

E promovimi i “Neuralinkut” nuk ka kaluar pa e tërhequr vëmendjen e përdoruesve të internetit. Ata janë pushtuar nga teori të ndryshme të konspiracionit, në veçanti sa i përket pandemisë së coronavirusit dhe idesë që miliarderi Bill Gates mund ta përdor për vaksina.

Madje disa përdorues të rrjeteve sociale, kanë vërejtur që çipat në kokat e njerëzve “tingëllon” si një fillim i një filmi futuristik që nuk e ka fundin e lumtur.

Themeluesi i “Tesla” dy javë më parë ka dhënë më shumë informacione për aftësitë e “Neuralink”, duke konfirmuar se kjo teknologji mund potencialisht t’i shëroj njerëzit nga varësitë e ndryshme dhe depresioni duke ndërruar kiminë e sinjaleve të trurit. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail