TikTok është duke ngritur një proces gjyqësor kundër administratës Trump

Platforma popullore kineze e ndarjes së videos TikTok do të paraqesë një padi kundër administratës Trump dhe këtë e ka konfirmuar kompania.

Presidenti amerikan kohët e fundit kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv, duke kërkuar që ByteDance (kompania mëmë e TikTok) të shesë biznesin e saj TikTok në vend, transmeton Telegrafi.

“Edhe pse ne nuk jemi dakord me shqetësimet e administratës, për gati një vit ne kemi kërkuar të angazhohemi me mirëbesim për të siguruar një zgjidhje konstruktive”, tha zëdhënësi i TikTok, Josh Gartner në një prononcim për The Verge.

“Ajo që ne kemi hasur në vend ishte mungesa e procesit të duhur, pasi administrata nuk i kushtoi vëmendje fakteve dhe u përpoq të futej në negociata midis bizneseve private”.

“Për të siguruar që sundimi i ligjit të mos shmanget dhe që kompania dhe përdoruesit tanë të trajtohen në mënyrë të drejtë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të sfidojmë Urdhrin Ekzekutiv përmes sistemit gjyqësor”.

“Ka prova të besueshme që më bëjnë mua të besoj se ByteDance mund të ndërmarrë veprime që kërcënojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, kishte thënë Trump.

Microsoft është shfaqur si i preferuari për të blerë TikTok-un në SHBA, megjithëse Twitter dhe Oracle thuhet se janë të interesuar gjithashtu. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail