Mashtrimi i vitit: Ata rishitën 100 mijë pajisje të vjetra në vend që t’i shkatërronin

Apple kishte bërë një marrëveshje me Geep në Kanada, sipas së cilës, kur përdoruesit sjellin pajisje të vjetra, ato përcillen te Geep, dha ata i riciklojnë ato. Ose kështu duhet të ishte të paktën.

Sipas një raporti që doli në publik këtë javë, në vend që të riciklonin produktet, punëtorët i shisnin ato, dhe fitimi shkoi në xhepat e tyre. Sigurisht, ata kurrë nuk informuan askënd për këtë, transmeton Telegrafi.

Problemi ndodhi kur Apple mori një raport që disa nga pajisjet që duhej të dërgoheshin në Geep për riciklim po përdoren përsëri, dhe ata e konfirmuan këtë duke kontrolluar numrat serial, shkruan The Verge.

Është kryer një hetim dhe ata arritën në informacionin se më shumë se 100,000 pajisje ishin shitur në këtë mënyrë.

Përveç faktit që Geep ka shkelur kontratën, Apple tashmë do të fillojë një proces gjyqësor kundër kësaj kompanie.

Sipas mediave të huaja, Geep konfirmoi këto akuza, por në të njëjtën kohë ata thanë se vetëm tre punonjës kishin vepruar në atë mënyrë, pa dijeninë e kolegëve të tjerë, përfshirë eprorët e tyre.

Problemi i vetëm është se ata tre punonjës ishin drejtorë në kompani.

Apple po i kërkon kompanisë të gjitha fitimet e fituara nga shitja e pajisjeve që ata dërguan për riciklim, si dhe më shumë se 23 milionë dollarë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail