Si përdoren video-lojërat për qëllime politike

Me zgjedhjen e presidentit të SHBA-së më 3 nëntor merr fund një fushatë elektorale e karakterizuar nga pandemia e coronavirusit, e cila e ka ndryshuar përgjithmonë jetën ekonomike dhe shoqërore. Si në çdo krizë edhe kjo ka edhe humbës dhe fitues. Industria e prodhimit të video-lojërave bën pjesë tek përfituesit për shkak se shumë njerëz kalojnë më shumë kohë në shtëpi. Gjatë krizës së koronës u rritën ndjeshëm shitjet e konsolave të lojërave, dhe video-lojërave.

Edhe loja “Animal Crossing: New Horizons”, që u hodh në treg në mars 2020, është një nga fituesit e krizës. Në këtë lojë lojtarët dhe lojëtaret udhëtojnë në një ishull virtual, shkojnë për të peshkuar, tundin pemë derisa të bien frutat, zgjerojnë gradualisht shtëpitë e tyre dhe bisedojnë me kafshë që flasin. Deri tani kjo lojë është shitur rreth 22.4 milion herë në të gjithë botën.

Video-lojërat si platformë për mesazhe politike

Aktivistët politikë dhe politikanët e përdorin këtë sukses të madh të video-lojërave për të depërtuar virtualisht në dhomat e zgjedhësve dhe për të bërë reklamë për shqetësimet e tyre. Një aktiviste e Black Lives Matter ngriti në një ishull në lojën Animal Crossing një përmendore me portrete të George Floyd, Breonna Taylor dhe njerëzve të tjerë me ngjyrë që ishin viktima të dhunës policore.

Demokratja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka nisur të bëjë fushatë elektorale me avatarin e saj në universin e “Animal Crossing” dhe u dërgon mesazhe personale banorëve të ishullit. Prej disa javësh lojtarët mund të vendosin në oborrin e tyre virtual përpara shtëpisë edhe pllakata të fushatës elektorale të Joe Biden dhe Kamala Harris. Kurse pllakata zyrtare të Trumpit në lojë nuk ka.

Reklama në video-lojëra

Ka vite që video-lojërat janë përdorur gjatë fushatave elektorale, por ato kanë qenë video-lojëra të programuara vetëm për këtë qëllim të vetëm, pra lojëra të mirëfillta reklamë me diapazon të kufizuar për një parti, një kandidat apo një kandidate. Në rastin e reklamave të përfshira brenda video-lojërave, qëllimi kryesor i lojësnuk është reklama, por ajo shfaqet gjatë lojës si në jetën e përditshme, pra në formë pllakatash, sekuencash të shkurtra dhe video-mesazhesh.

Barak Obama ishte i pari që përdori në vitin 2008 reklamat e përfshira në video-lojëra për fushatën e tij presidenciale. Në atë kohë, ai përdori si një platformë reklame për fushatën e tij elektorale 18 video-lojëra të njohura, si lojën e basketbollit “NBA Live 08” dhe lojën garë “Burnout Paradise”.

Thuajse asnjë lloj ndikimi tek vendimi i votuesve

Studiuesit e shkencave të komunikimit dhe menaxherë fushatash elektorale thonë se ndikimi i reklamave të përfshira në video-lojëra tek lojtarët duhet të jetë shumë i vogël. Kur dikush luan, ai përqendrohet tek loja dhe veprimet në ekran, jo tek reklamat.Por reklamat elektorale në video-lojëra janë pjesë e strategjisë mediatike dhe një veprim taktik për të arritur disa grupe të caktuara dhe për të treguar sa inovative është fushata zgjedhore e cila shkon përtej mediave klasike,” shpjegon Julius van de Laar, një nga manaxherët e fushatës së Obamës. /DW/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail