Kompania “Kruz” paralajmëroi automjet të ri pa timon

Los Anxhelos, 22 tetor 2020 (MIA) – Kompania amerikane “Kruz” njoftoi se në bashkëpunim me pronarin e saj shumicë – korporatën “Xheneral Motors”, do të kërkojë miratimin nga institucionet kompetente për prodhimin e numrit të kufizuar të automjeteve pa timon dhe pedale kontrolli.

Automjeti revolucionar i “Kruz” i quajtur “Origjin” i cili u prezantua për publikun në janar, nuk ka timon ose pedale, por vetëm dy vende të gjera përballë njëri-tjetrit për katër pasagjerë. Xheneral Motors planifikon të fillojë prodhimin e numrit të kufizuar të automjeteve të tilla në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022.



Në të njëjtën kohë, ata njoftuan se do të tërheqin kërkesën e tyre për përjashtim të paraqitur në Ministrinë e Transportit në janar të vitit 2018 e cila i referohet lëshimit të automjeteve të ngjashme të ndërtuara nën projektin e Platformës Shevrolet Bolt.

Nënpresidenti i “Kruz” Robert Grant tha se policia e komunikacionit në Kaliforni javën e kaluar dha dritën për makinë provë pa shofer në San Françisko. bs/fab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail