Gjashtë shenja se telefoni juaj është hakuar

Telefonat celularë janë bërë si një krah i zgjatur për ne.

Shumë të dhëna të rëndësishme ka në këto pajisje, kështu që siguria e tyre nuk do të rrezikohej.

Këto janë gjashtë shenjat më të zakonshme që shfaqen kur dikush ka hakuar telefonin tuaj, transmeton Telegrafi.

Ndizet vet

Nuk ka asnjë arsye që telefoni juaj të fiket dhe ndizet, nëse gjithçka është në rregull. Kështu që, vini re se nëse ai ndalet dhe ndizet vet, mund të jetë një shenjë që telefoni juaj është “infektuar” me një virus, ose që është hakuar.

Ju nuk mund ta fikni

Pamundësia për të fikur telefonin është një tjetër shenjë që telefoni mund të jetë hakuar. Në vend që të fiket kur zgjidhni atë opsion, ai shpesh do të hapë aplikacione të ndryshme.

Nxehet shpejt

Telefoni shpesh nxehet shpejt kur karikohet. Edhe pse nuk është një shenjë veçanërisht e mirë, nëse është e vetmja situatë kur temperatura e tij rritet, atëherë nuk keni pse të shqetësoheni. Sidoqoftë, nëse vëreni se nxehet dhe kur nuk po e përdorni ose nëse po përdorni disa aplikacione themelore, siguria juaj mund të rrezikohet.

Numra të panjohur në thirrje

Kur shikoni telefonatat e fundit, a i njihni të gjithë numrat e telefonit? Nëse nuk është kështu, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje dhe të merrni masa për t’u siguruar që telefoni juaj është i sigurt.

Konsumi i lartë i internetit

Nuk është keq të kontrolloni në mënyrë periodike konsumin e internetit nga operatori juaj. Nëse vëreni parregullsi – kjo mund të jetë një shenjë që ju jeni hakuar.

Aplikacione të rastësishme në telefonin tuaj

Nëse shihni aplikacione të panjohura në telefonin tuaj, atëherë kjo ndodh për dy arsye, ose keni viruse, ose dikush ju ka hakuar telefonin. Në çdo rast, asnjëra nuk është e mirë dhe të dhënat tuaja në telefon. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail