Google kërcënon që do ta bëjë të padisponueshëm motorin e kërkimit në Australi, për shkak të një projektligji

Google ka kërcënuar se do ta bëjë të padisponueshëm motorin e tij të kërkimit në Australi, nëse kjo e fundit vazhdon me planet për ta bërë kompaninë të paguajë për përmbajtjen e lajmeve.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri australian, Scott Morrison, duke thënë se “ne nuk u përgjigjemi kërcënimeve”.

Komentet e Morrison erdhën pasi Mel Silva, drejtoresha-menaxhuese e Google në Australi dhe në Zelandë të Re, i tha një hetimi të Senatit mbi projektligjin se rregullat e reja do të ishin të pazbatueshme.

Ky kod i detyrueshëm nga qeveria australiane synon që të detyrojë Google-in si dhe Facebook-un t’i paguajnë në mënyrë të drejtë kompanitë mediale në Australi, për përdorimin e përmbajtjes së lajmeve që i ato i marrin nga faqet e lajmeve.

Silva tha se ishte e gatshme të paguante një grup të gjerë dhe të larmishëm të botuesve të lajmeve për vlerën që ata shtuan, por jo sipas rregullave të propozuara, të cilat përfshinin pagesa për ‘linçe’ dhe për ‘fragmente’.

“Nëse ky version i kodit do të bëhej ligj, nuk do të na jepte zgjidhje tjetër përveç të ndalojmë motorin e kërkimit (Google Search) në Australi”, deklaroi ajo.

Australia shpalosi ligjin e parë të këtij lloji në botë, për ta ‘detyruar’ Google-in, Facebook-un si dhe potencialisht edhe kompanitë e tjera të teknologjisë t’i paguajnë mediet për përmbajtjen e lajmeve të tyre. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail