Dy ekipe në SHBA fitojnë çmim nga NASA për shtypjen 3D të indeve të mëlçisë njerëzore

Një palë e ekipeve kërkimore nga Instituti i Mjekësisë për Rigjenerim në Universitetin Wake Forest kanë kryesuar në Sfidën e Indeve Vaskulare të NASA-s duke shtypur me 3D një copë të qëndrueshme biologjike të mëlçisë njerëzore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet, përkatësisht të quajtur Winston dhe WFIRM, secila arriti të prodhojë një copë-mish, e aftë për të qëndruar dhe për të funksionuar për një hapësirë prej 30 ditësh, megjithëse duke përdorur metodologji divergjente.“Nuk mund ta shpreh se çfarë arritje mbresëlënëse është kjo. Kur NASA e filloi këtë sfidë në vitin 2016, nuk ishim të sigurt se do të kishte një fitues”, tha Jim Reuter, administrator i asociuar i NASA-s për teknologjinë hapësinore.

“Do të jetë e jashtëzakonshme të dëgjosh për transplantimin e parë të organeve artificiale një ditë, dhe të mendosh se kjo sfidë e re e NASA-s, mund të ketë luajtur një rol të vogël në realizimin e saj”, ka potencuar Reuter.

Winston u shpall fitues kështu që ekipi jo vetëm që do të marrë 300 mijë dollarë për të çuar më tej zhvillimin e teknologjisë, ekipi do të dërgojë eksperimentin e tij në ISS për testime të mëtejshme, ekipi tjetër do të marrë 100 mijë dollarë, por jo ndonjë ekspeditë orbitale.

Procedurat mjekësore dhe produktet që ky hulumtim premton potencialisht mund të jenë revolucionare. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail