Një pajisje Amazon i rekomandohet një vajze që të shkaktojë goditje elektrike



Nju Jork, 30 dhjetor 2021 (MIA) - Folësja “e zgjuar” e Amazon, Alexa, i ka rekomanduar një vajze dhjetëvjeçare që të marrë pjesë në një sfidë të rrezikshme, gjegjësisht të shkaktojë goditje elektrike.

Nëna e vajzës, Christine Livald, shpjegoi sfidën: “Karikuesi i telefonit është futur në gjysmë. “Atëherë duhet të vendosni një monedhë në pjesën e karikuesit që ka mbetur jashtë”. Ajo shpjegoi se luante me të bijën, duke përmbushur sfida argëtuese dhe se kjo detyrë ishte tronditëse.

“Menjëherë bërtita ‘Jo, Alexa, jo!’ Por e di që vajzës sime nuk do t’i shkonte ndërmend të përpiqej ta bënte një gjë të tillë”, tha ajo.

Amazon thotë se e ka fshirë sfidën nga baza e të dhënave.

"Besimi i klientit është prioriteti ynë numër një dhe Alexa është krijuar për të ofruar informacion të saktë, të përshtatshëm dhe të dobishëm. Sapo e kuptuam gabimin, morëm të gjitha masat për zgjidhjen e problemit”, thuhet në deklaratë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail