Tekno ka prezantuar lentet e reja makro për telefonat inteligjentë



Shenzhen, 10 janar 2022 (MIA) - Pas njoftimeve dhjetorin e kaluar, kompania Tecno, me seli në Shenzhen të Kinës, tashmë ka prezantuar lentet e saj makro teleskopike për telefonat celularë.

Është një teknologji që premton përmirësime të konsiderueshme në fotografinë makro. Këto lente "telefoto" tërhiqen nga kutia e smartfonit dhe lejojnë fotografimin nga afër, pa qenë nevoja që telefoni t'i afrohet shumë subjektit. Gjithashtu ka një zmadhim optik 5x.

Sipas ekspertëve, kjo është një risi kur bëhet fjalë për kamerat makro.

Kompania kineze pretendon se dizajni është mjaft kompakt dhe nuk kërkon një trup të madh, por për momentin nuk ka më shumë detaje. Nuk dihet gjithashtu se kur do të jetë e disponueshme kjo teknologji në telefon, por pritet të ndodhë këtë vit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail