Instagram po teston programin Ioti për të kontrolluar moshën e përdoruesve

Los Angeles, 23 qershor 2022 (MIA) - Instagram ka filluar testimin e mënyrave të reja për të kontrolluar moshën e përdoruesve, duke përfshirë një mjet të inteligjencës artificiale të krijuar nga një kompani e palës së tretë. Bëhet fjalë për programin “Yoti” të kompanisë me të njëjtin emër, i cili vlerëson se sa vjeç është një person duke skanuar fytyrën e tij dhe përdoret nga kompani të tjera prej disa vitesh.

Zyrtarisht, Instagram mund të përdoret nga persona mbi 13 vjeç, por kompania nuk është përpjekur ta zbatojë këtë rregull prej vitesh. Deri në vitin 2019, përdoruesit nuk kishin nevojë të shënonin datën e lindjes në regjistrim dhe as ky informacion nuk u verifikua. Megjithatë, pas presionit nga ekspertët e privatësisë dhe sigurisë së fëmijëve, Instagram ka prezantuar më shumë kontrolle të moshës, si dhe metoda për ndarjen e përdoruesve të rinj nga të rriturit.

Për momentin, Instagram po u kërkon përdoruesve të konfirmojnë moshën e tyre vetëm kur adoleshentët përpiqen të ndryshojnë datën e lindjes për ta paraqitur veten si 18 vjeç ose më të vjetër. Për të kontrolluar moshën, përdoruesit duhet të dërgojnë një foto të kartës së identitetit dhe amerikanët sot do të kenë dy opsione shtesë - një garanci sociale dhe një vlerësim të inteligjencës artificiale.

Në rastin e metodës së parë, Instagram do t'u kërkojë tre miqve të përbashkët të përdoruesit të konfirmojnë sa vjeç është ai/ajo dhe secili prej tyre duhet të jetë mbi 18 vjeç. Afati për t'iu përgjigjur kërkesës në Instagram është tre ditë. Një metodë tjetër është të dërgoni një video të vetes tek kompania Joti, e cila përdor inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerive për të vlerësuar moshën e njerëzve.

Sistemi Joti mund të testohet edhe online, dhe kompania pretendon se nuk ruan asnjë të dhënë për përfitimin e saj. Teknologjia e re është miratuar nga rregullatorët dixhitalë britanikë dhe gjermanë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail