Los Angeles, 27 tetor 2022 (MIA) – Përditësimet më të fundit të iOS, iPad-OS, TV-OS dhe Mac-OS sjellin mbështetje për levat e përditësuara dhe të modernizuara retro Nintendo.
Në fillim të këtij viti, Apple njoftoi më shumë përmirësime të lojërave video që vijnë me iOS 16, duke përfshirë mbështetjen për Nintendo Joy-Con. Tani ato mund të përdoren në kombinim me "iPhone", "iPad", "Macintosh" dhe "Apple TV". Zhvilluesi Stephen Troughton-Smith zbulon se iOS 16.1 dhe TVOS 16.1 tashmë mbështesin levë Nintendo SNES Switch, i cili është në fakt një version modern i Nintendo klasik që tani ka lidhje me valë dhe një hyrje karikimi USB C".
Dyqani i aplikacioneve në internet i Apple nuk mbështet të ashtuquajturat video lojëra "emulatore" jo portative, kështu që leva mund të përdoret për tituj të tjerë në App Store.