Musk njoftoi testimin e çipave të trurit te njerëzit



Los Anxhelos, 1 dhjetor 2022 (MIA) – Miliarderi amerikan Elon Musk tha se pret që testet klinike njerëzore të çipit të trurit me valë, të zhvilluar nga kompania e tij Neuralink, të fillojnë brenda gjashtë muajve, pasi afatet e mëparshme nuk u arritën.

– Ne duam të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të sigurohemi që të funksionojë siç duhet përpara se ta vendosim pajisjen në një person. Por unë mendoj se ne kemi dorëzuar shumicën e dokumenteve tona në FDA dhe ndoshta në rreth gjashtë muaj duhet të marrim lejen për të testuar çipin te njerëzit, tha Musk gjatë prezantimit.

Neuralink po zhvillon çipa truri të krijuar për t'u mundësuar njerëzve me paralizë të rifitojnë funksionet motorike dhe të trajtojnë sëmundjet e trurit si Parkinson, Alzheimer ose demencë. Kompania ka kryer teste te kafshët në vitet e fundit, ndërsa pret miratimin për provat njerëzore nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail