Dik Çejni për vizitë të paparalajmëruar në Afganistan

Kabul, 20 mars (MIA) - Nënpresidenti  amerikan Dik Çejni sot mbërriti për vizitë të paparalajmëruar në Afganistan. Vizita është në fshehtësi në pajtueshmëri me rregullat e sigurisë.

Çejni pas mbërritjes në Kabul  u takua  me presidentin afgan Hamid Karzai. Në takimin është paraparë të bisedohet për përparimin demokratik të vendit, si dhe për situarën në pjesën jugore të Afganistanit, ku  intensifikohet kryengritja e talebanëve.

Bashkëpunëtori i afërt i Çejnit theksoi se vizita në Afganistan nuk është në përgatitje për goditje ushtarake ndaj Iranit.

"Për temën Irani aspaki nuk do të bisedohet", theksoi bashkëpunëtori i Çejnit.

Çejni për të katërtën herë është në Afganistan që kur është në funksionin zëvendëspresidenti. Gjatë vizitës së tij të fundit në Afganistan, në  shkurt të vitit 2007 ishte kryer sulm vetëvrasës ku humbën jetë 20 veta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail