BDI dërgoi katër ankesa për vendimet e KSHZ-së për anulimin e votimit

 Shkup, 9 qershor (MIA) - Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor sot vonë pasdite kanë arritur katër vërejtje për vendimet e Komisionit për ankesat për votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura në 1 qershor.

Ankesat i ka parashtruar BDI-ja dhe atë për dhjetë vendvodime në njësinë zgjedhore dy dhe  për tërë njësinë zgjedhore gjashtë. Këto ankesa KSHZ-ja do t'i përcjellë deri te Gjykata Suprme, e cila duhet të marrë vendim në afat prej 48 orësh nga momenti i pranimit.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në mbledhjen e sotme i shkarrkoi nga detyra kryetarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore të Bervenicës, Tetovës, Bogovinës, Gostivarit, Likovës dhe Sarajit.

Në bazë të shkrimeve shtesë të Komisioneve Komunale Zgjedhore, KSHZ-ja në seancë mori vendim për anulim dhe përsëritje të votimit në dy venvotimet 2007 dhe 2008 në komunën Tearcë, si dhe në vendvotimin 2252 në fshatin Draçevicë, komuna e Studeniçanit. Me këtë numri i përgjithshëm i vendvotimeve të anuluara me fuqi të ligjit dhe në bazë të ankesave është 196.

KSHZ-ja në mënyrë shtesë do ta shqyrtojë procesverbalin e vendvotimit 2458 në Radushë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail